Kjo video nxit debat të madh. A u drogua kali i Princit William gjatë provave për paradën në nderim të mbretëreshës?

Lajmet nga familja mbretërore nuk kanë fund. Këtë herë është princ William ai që është në qendër të vëmëndjes. Kjo pasi në provat gjenerale të paradës për 2 qershorin, ditën e kurorëzimit të mbretëreshës Elizabeth II, ndodhi diçka.

Në fakt jo princit, por kali i tij. Disa ish-ushtarakë në Angli kanë hedhur dyshime se kali i tij ka qenë i droguar, për shkak të disa sjelljeve të tij që nuk ishin të zakonshme. “Kali i William duket i droguar. Koka e tij qëndron vetëm poshtë. Është një turp”.

“DailyMail” ka publikuar edhe një video ku duket vështirësia e Princit për ta mbajtur në kontroll, teksa sipas veteranëve, kjo u bë me qëllim që kali të ishte më i bindur, por e gjitha iu kthye në efektin e kundërt duke e cilësuar si “turp”.

SHKARKO APP