Klaudia Pepa nxjerr shalën por në tapetin e kuq (VIDEO)
Duhet ta pranojmë se tapeti i kuq është vendi më i mirë për t`u tundur e për t`u shkundur kur je veshur bukur. E jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Dëng t`ia bëjë komshija, Klaudia Pepa e provoi sërish. Po kënaqet me këto daljet nëpër tapete. Këtë herë ishte e ftuar në Festivalin e Filmit në Romë.
Veshi një fustan të zi, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe bust në pjesën e sipërme. Pjesa poshtë ka një nga ajo të çarat seksi që të zbulon vetëm njërën këmbë.
“Eksperiencë e bukur”, shkroi Klaudia. E përse të mos ishte e bukur kur një mal me aparatë fotografik ishin drejtuar te ajo, atje ku tapeti i kuq ishte vërtetë i kuq dhe ku nuk ishte kursyer duke u shndërruar në rrugicë, siç bëhet ndonjëherë në vendin tonë.
https://www.instagram.com/p/BbFloSOFIbc/?taken-by=klaudiapepa