Klaudia Pepa zbulon imazhe nga skena e “Kënga Magjike”
“Kënga Magjike” mban këtë vit edicionin e 20 dhe së shpejti nisin netët finale në Pallatin e Koncerteve. Siç është bërë e ditur këtë vit krah Ardit Gjebreas do të prezantojnë Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Balerina e cila prej kohësh jeton në Itali në një lidhje telefonike pak ditë më parë u shpreh se do vijë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset.
Ndërsa sot Klaudia zbuloi sesi do jetë skena e “Këngës Magjike”. Ajo ka postuar një video në Instastory ku shihet duke filmuar skenën që duket futuristike dhe shkruan se është shumë e emocionuar dhe po punohet fort.
KOHA JONË SONDAZH

