Klea Huta bën deklaratën e papritur për Ermal Mamaqin: Nuk jemi miq

Klea Huta është një nga aktoret protagoniste të serialit “H.O.T” (Humans of Tirana) me producent Ermal Mamaqin.

Ajo luan rolin e vajzës që quhet “Nora”, një regjizore simpatike e cila hoqi dorë nga lidhja e saj e gjatë për të kaluar pjesën tjetër të jetës në Amerikë; rikthimi i saj do të sillte një sërë ngjarjesh dhe dinamikash në serial.

Ndërkohë që aftësitë e Kleas në aktrim na kanë impresionuar të gjithëve dhe roli i saj i ka hyrë publikut në zemër, moderatorja dhe aktorja na ka habitur të gjithë me një konstatim që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste me ‘followers’-at në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve, ku ndër të tjera ka folur gjatë rreth qëllimeve të saj.

Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen më së shumti, ka qenë deklarata e saj lidhur me kolegun e serialit “H.O.T”, Ermal Mamaqin.

E pyetur se pse nuk ndiqet me producentin në rrjete sociale, Klea Huta është përgjigjur:

“Nuk do të thotë që të jesh koleg duhet detyrimisht të ndiqesh në rrjete sociale apo të kesh miqësi.”

Teksa deklarata na ka habitur të gjithëve, nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me mosmarrëveshje ose konflikt midis dy kolegëve, apo thjeshtë kanë vendosur t’i mbajnë kontaktet vetëm profesionale.

SHKARKO APP