Klea Huta mohon lidhjen me djalin e Fullanit
Pas lajmit të bujshëm që qarkulloi sot në median online se Erik Fullani dhe Klea Huta ishin në një lidhje dashurie, moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Ajo i falenderon mediat online për vëmendjen që i kushtuan, por në këto lajme nuk ka asgjë të vërtetë. Ajo shkruan që në kafe nuk ka qenë e shoqëruar vetëm me Erikun, por edhe me një person të familjes. “Hahaha i falenderoj të gjithë portalet per vemendjen që më dhanë për një kafe mbasditeve të ftohta të Tiranës së bashku me një person të familjes së Erikut që për cudi nuk është kapur në foto. Erikut i uroj ta gjejë vërtetë dashurinë e jetës dhe të jetë i lumtur.”