Klea Huta tregon për herë të parë si u lidh me Elgit Dodën

Elgit Doda dhe Klea Huta janë pa diskutim një ndër çiftet më të përfolura të shoëbiz-t shqiptar.

Ata nuk janë çifti tipik që bëjnë dedikime për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Megjithatë, mjafton një intervistë për të kuptuar shumë gjëra për lidhjen e tyre.

Si u njohën ata dhe ku ndodhi puthja e parë? Për fillimet e dashurisë së tyre, Klea Huta ka treguar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës. Ajo tregon se ku është njohur me Elgitin dhe si ka nisur romanca e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë dhe Giti jemi njohur në fakultet. Ai ishte kompozitor dhe kërkonte një vajzë që këndonte, që ta merrte në menaxhim. U takuam, nuk ramë dakord, mirupafshim. Pastaj, pesë vite më vonë, Alar Band kërkonte të bënte një bashkëpunim me Klea Hutën. Elgiti më merr në telefon, më thotë kam një eveniment të rëndësishëm. Shkova në studio dhe pjesa tjetër është histori”,– ka treguar Klea.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kënga “Amla” bëri bashkë çiftin dhe me siguri ajo është një refren për dashurinë e tyre. Mirëpo, puthja e parë ku ndodhi?

“Puthja e parë ishte shumë romantike. Ishte natë, në rrugë, vetëm drita e hënës dhe dritat e rrugës. Si nëpër filma”,-thotë Klea.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?