Kledi Kadiu, arratisje dashurie me puthje e përqafime me shoqen e tij në Ibiza

Shumë relaks, përkëdhelje, puthje dhe vëmendje. Ja tek e shohim në Ibiza, balerinin shqiptar, që tani është mësues në spektaklin italian ‘Amici’.

Kledi Kadiu 43 vjeç është fotografuar në shoqërinë e të dashurës së tij Charlotte Lazzari, 24 vjeç, teksa po kalojnë disa ditë pushimesh së bashku, pa vajzën e tyre të vogël Lea.

Të dy janë fotografuar ne poza intime, ashtu sic tregojnë fotot e të përjavshmes ‘Nuovo’. Këto janë pushimet e tyre të para së bashku vetëm, tregon balerini për revistën, ‘që kur jemi bërë prindër. Jemi shumë të lumtur dhe donim edhe një pushim të vogël për ne të dy. Por ne mezi presim të kthehemi tek vajza jonë dhe në gusht do shkojmë sërish të gjithë bashkë me pushime’
Lea është një vjeç e gjysmë dhe Kledi dhe Charlotte janë bashkë tashmë prej katër vjetësh. Dashuria e tyre rritet çdo ditë ashtu siç tregojnë fotot e pushimeve të tyre.

 

SHKARKO APP