Klipi i këngës “Të dua ty”, rrëfimi prekës i Sonit: Është historia…

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare. Ajo është e njohur edhe si këngëtarja e baladave hit në tregun tonë.

Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”. E ftuar në emisonin “Soiree”, ajo ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

Soni ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike.

“Në fakt baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar këngëtarja e njohur Soni Malaj.

SHKARKO APP