Komediani ka një përgjigje për të dashurin e së bijës, i cili është burri më seksi i vitit
Michael B. Jordan mund të jetë burri më seksi për 2020-ën, por jo në sytë e vjehrrit të tij a.k.a komediani dhe aktori Steve Harvey. Lori Harvey, është vajza e komedianit është prej kohësh në një marrëdhënie me Jordan, por vetëm pak ditë më parë zgjodhën ta bëjnë publike përmes disa postimesh në Instagram.
Meqë Michael është zyrtarisht pjesë e familjes, të gjithë janë kureshtarë për mendimin e aktorit rreth partnerit të vajzës. Siç mund ta imagjinoni, përgjigjja është tipike përgjigje baballarësh.
“Po e vëzhgoj! Nuk është se nuk më pëlqen, më pëlqen në fakt, por siç ja kam thënë të gjithëve: Unë mund të të pëlqejë, mund edhe ta aprovojë marrëdhënien tuaj, por mos harro që kam një vend në zemër sa gishti i madh i dorës të mbushur me urrejtje për ty. Vetëm në rast se do të më duhet ndonjëherë”,- u shpreh 64-vjeçari.
Pavarësisht kësaj, Steve pranoi se Michael është “djalë i mirë”, por gjithsesi s’e ndryshon faktin që nëse i lëndon të bijën, gjërat ndryshojnë. “Ah dhe që të jemi të qartë. Ti nuk je burri më seksi në botë. Të paktën për mua jo!”- përfundoi komediani.
View this post on Instagram