Koncertet në diaspora, Shpat Kasapi: Janë anulluar nga virusi kinez
Shpat Kasapi edhe pse përveç muzikës, ai po punon edhe në një tjetër biznes. Në një intervistë për “Cult” të KosovaPress-it, Shpati thotë se çdoherë mundohet ta shijojë jetën dhe të provojë çdo gjë. Së fundi po punon edhe si menaxher në një kompani shumë të njohur duke mos dashur të tregojë emrin. Duke treguar për koncertet në diaspora, Shpati tregoi se disa të fundit janë anuluar edhe shkaku i koronavirusit, i cili është përhapur në disa vende të botës. “Këto festat e marsit tash, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të koronavirusit që është përhap dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit”.