Koncerti që grumbulloi miliona dollarë për vaksinat, pjesë edhe çifti Harry-Meghan

Koncerti që bëri bashkë yje të spektaklit dhe liderët e politikës në emer të shpërndarjes së barabartë të vaksinave të koronavirusit, u transmetua mbrëmjen e së shtunës. Vax Live, koncerti për të ribashkuar botën, u quajt aktiviteti I regjistruar një javë më herët me pjesëmarrjen e çiftit Harry-Meghan, por gjithashtu edhe të çiftit presidencial, Joe dhe Jill Biden.

“Vaksina duhet tu shpërndahet të gjithëve, kudo. Ne nuk mund të rimëkembemi deri sa të ketë një shpërndarje të drejtë në cdo cep të botës. Virusi nuk respekton kufij dhe qasja ndaj vaksinës nuk mund të përcaktohet nga gjeografia”, u shpreh Harry.

“Që prej fillimit të pandemisë, gati 5 milion e gjysëm gra kanë humbur vendin e punës në SHBA e 47 milionë të tjera rreth botës pritet të zhyten në varfëri. Por nëse punojmë bashkë për të çuar vaksinat në çdo vend e kontinent, mund të ringrihemi sërish”, shtoi Meghan.

Aktiviteti u drejtua nga Selena Gomez dhe përfshiu performanca nga Jennifer Lopez, Eddie Vedder, Foo Fighters, H.E.R. etj, të cilët performuan për një audience prej 27 mijë personash, të gjithë punonjës të shendetësisë e të sektoreve të tjerë kycë, plotësisht të vaksinuar.

SHKARKO APP