Konfirmohen dy sezone të reja të “La Casa de Papel”
Seriali “La Casa de Papel” është bërë një fenomen mbarëbotëror.
Sezoni i ri i përmbajtjes popullore Netflix është pranuar gjerësisht në mes të një epoke në të cilën shumica e njerëzve mbahen në shtëpi për shkak të pandemisë coronavirus, kështu që, përkundër faktit se vështirë se doli këtë të premte, shumë prej njerëzve e kanë përfunduar tashmë atë.
Tetë kapitujt zgjidhin disa skena të panjohura, por jo të gjitha- megjithëse nuk duhet të shqetësoheni pasi ky nuk është fundi i serialit.
Së fundmi është konfirmuar se do të ketë pjesë të pestë dhe të gjashtë të “Money Heist” pas një marrëveshjeje me Netflix.
Ndërkohë, kishte spekulime se Agata Jimenez (e cila luan Nairobin) mund të jetë vrarë në fund të sezonit të kaluar.
Por, ajo tani është parë në sezonin e ri njëherësh pjesën e katërt, ndërsa i ka mbijetuar plagës që mori nga një plumb.
Që nga premiera në vitin 2017, “La Casa de Papel” është bërë pjesë e shumë protestave anembanë botës.
Në korrik të 2019, protestues në Porto Riko kërkuan që gurvenatori të dorëhiqej. Disa prej tyre u panë të veshur si personazhet e serialit me shkrimin, “Ne jemi rezistenca”.