Konfirmohet: Georgina shtatzënë, Ronaldo në pritje për t’u bërë sërish baba

Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba. E dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë dhe mediat rozë shkruajnë se pret binjakë.

Revista rozë italiane “Chi” në numrin e nesërm të saj pritet që të publikojë të plotë lajmin, i cili është shpërndarë paraprakisht.

Fotografitë që ka kapur revista janë shkrepur në ishullin e Corsica-s në Itali dhe në to duket bukuroshja Rodriguez me një kanotiere të gjatë poshtë së cilës i duket barku me formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet se Rodriguez është në muajin e katërt të shtatzënisë, por ende nuk dihet nëse është në pritje të binjakëve djem apo vajza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë bukuroshja ka shpërndarë foto me doktorin që thuhet se po ndjek shtatzëninë e saj.

Thashethemet për shtatzëninë e saj u shpërndanë disa ditë më parë, por duket se fotografitë e fundit e kanë konfirmuar këtë lajm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?