Konfirmohet, reperi Mac Miller vdiq nga mbidoza e drogës

Mac Miller vdiq si rezultat i një mbidoze droge e përbërë nga një përzierje e kokainës, fentanyl dhe alkoolit.

Departamenti i Mjekësisë së Los Anxhelosit, Coroner, konfirmoi të hënën shkakun e vdekjes së yllit të muzikës.

26-vjeçari,  i cili mori famë pas albumit të tij debutues në vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni në shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish e dashura e tij Ariana Grande e quajti ‘një ëngjëll’ në këngën e saj të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë është Fentanyl?

Fentanyl, një qetësues që është më pak i kushtueshëm dhe më i fortë se heroina, ka luajtur një rol të madh në krizën e opioidit në SHBA.

Rreth 200 vetë vdesin nga mbidoza çdo ditë, sipas US Drug Enforcement Administration.

Këngëtari Prince mori fentanyl para vdekjes së tij në 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?