Konkurrenti i “Përputhen” i shokon të gjithë: Jam bërë baba që 17-vjeç
Albina zhvilloi takimin e radhës jashtë studios së “Për’puthen” me Endin, një nga konkurrentët e rinj, që i është bashkuar programit të dashurisë. Albina dhe Endi, i njohur ndryshe si Buçi, vendosën të pushonin në një pishinë dimërore. Ata shijuan qëndrimin pranë njëri-tjetrin me rroba banjo.
Buçi: Kështu të pafsha gjithmonë.
Albina: Si?
Buçi: Duke buzëqeshur. Nuk të vjen përditë diçka kaq perfekte.
Albina: Vërtetë?
Albina: Çfarë do të më tregosh më shumë për veten?
Buçi: Që kam zemër të madhe
Albina: Atë e pamë, dhe që ke vend për të gjithë
Buçi: Jo
Albina: Pse e merr për keq…
Buçi: Po për ty, dimë shumë pak
Albina: Unë jam një gocë shumë e mirë, jam fëmija e pleqërisë. Jam pak e llastuar. Jetoj me prindërit e mi, që janë pleq sot
Buçi u ndje komfort me Albinën, aq sa për herë të parë, zbuloi sekretin, që la pa fjalë të gjithë.
“Jam baba i dy djemve”, tha ai në takim.
Buçi: Kam dy çuna. Ti e meriton të ta them. I madhi është 16 vjeç. Jam bërë baba 17 vjeç. Ashtu më erdhën gjëra
Albina: Pse, ka metoda për ta hequr
Buçi: Është dhuratë nga Zoti
Albina: Po djalin e vogël?
Buçi: Është 4 e gjysmë, pesë
Albina: A ke qenë i martuar?
Buçi: E kam pasur shoqe. Isha i vogël, nuk dija gjë.
Albina: Me të njëjtën shoqe e ke? Nuk mendon të kesh gjë me atë gocën
Buçi: Kanë ndodhur gjërat që në 2011.
Në studio, konkurrenti rrëfeu se prej pesë vitesh, nuk i takon fëmijët e tij.
“Djemtë sot rrinë me mamanë time. Kam pesë vite pa i takuar, por flas përditë me ta”, tha ai. /TCH/