Konkurrentja i habit të gjithë, qëllon me shpullë Renaton dhe e nxjerr jashtë (FOTO)

Renato Mekolli është kthyer në personazhin më të komentuar në media e rrjete sociale për shkak të sjelljes në emisionin e gatimit që drejton ku nuk kanë munguar sherret me konkurrentët. Ai ështe kritikuar disa herë, por ai sërish ka vijuar me të njejtën sjellje.

Në puntatën e fundit të emisionit ai ia delegoi përgjegjësitë konkurrentes Brunilda dhe i kërkoi të ishte shefja e restorantit për mbrëmjen dhe duket se kjo e fundit ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit, shkruan INTV.

Fillimisht, Brunilda nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, duke i kërkuar të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit. E si të mos mjaftonte me këtë, ajo me një buzëqeshje në fytyrë shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Renato i kërkon që të jetë vetëvetja dhe të nxjerrë çfarë ka në shpirt! E kështu si me shaka, Brunilda e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve! I papërgatitur për këtë situatë, Renato u shpreh se ishte shumë e butë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?