Kopertina e Kamala Harris shkaktoi shumë polemika, reagon “Vogue”

Revista “Vogue” ka reaguar pas kritikave për kopertinën, ku u shfaq zëvendës presidentja e ardhshme amerikane Kamala Harris, me një xhaketë të zezë dhe atlete Converse.

Përmes një deklarate për New York Times, kryeredaktorja Anna Wintour shprehet se qëllimi i tyre nuk ishte që të zvogëlonin rëndësinë e fitores së Harris si zëvendëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë më ngjyrë dhe zëvendëspresidentja e parë grua.

Sipas Wintour, fotot e sjellin Harris si një grua që kontrollon jetën dhe do të sjellë udhëheqjen për të cilën kemi nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

“Për mua, është thjesht një deklaratë e rëndësishme, por pozitive, për gratë, dhe gratë në pushtet”, tha ajo duke shtuar se kishin menduar se portreti më pak zyrtar i zëvendëspresidentës së zgjedhur reflektonte me të vërtetë momentin që po jetojmë të gjithë, nga pandemia.

Kamala Harris do të jetë në kopertinën e muajit shkurt dhe Vogue publikoi dy foto të setit fotografik. Ndërkohë, menjëherë reagimet ishin të shumta, duke i cilësuar si të padenja pasi nuk janë në nivelin artistik të Vogue. Skenografia u konsiderua si aspak profesionale dhe ndriçimi lë për të dëshiruar. Ndërsa është zbardhur ngjyra e lëkurës së Harris, duke diskriminuar kështu njerëzit me ngjyrë. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?