Kopja e shpërfytyruar e Angelina Jolie e burgosur, vendoset në ventilator nga gjendja e rëndë me COVID-19

Fatemeh Khishvand njihet si vajza e cila ka kryer shumë operacione plastike për t’i ngjarë Angelina Jolie, por ato tashmë është shpërfytyruar.

Fatemeh 22 vjeç e cila njihet si Sahar Tabar në mediat sociale, prej kohësh ndodhet në burg për aktivitetet e saj në mediat sociale. Së fundmi sipas raportimeve ajo ndodhet në gjendje të rëndë nga koronavirusi dhe është vendosur në një ventilator në Iran.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në SH.B.A. ka shprehur se një gjykatës refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se ishte në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sahar u arrestua në tetor me akuza përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion, njoftoi agjensia e lajmeve Tasnim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës së Teheranit, e cila merret me ‘krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?