Kopjohet dasma e Meghan dhe Princ Harry (FOTO)

Meghan Markle dhe Princ Harry u martuan më 19 maj në St George’s Chapel në Windsor dhe ishte një përrallë!

Asgjë s’mund të krahasohet me atë dasmë apo jo? Apo jo? Po pra. Në fakt, çifti pikënisi një trend sepse Princesha Eugenie u martua aty disa muaj më pas dhe me dallime të vogla në kompozimet florale, gjithçka tjetër ishte e mrekullueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Së shpejti, një tjetër çift mbretëror do të martohet në St George’s Chapel. Sipas gazetares Rebecca English, Lady Gabriella Windsor, vajza e Princit dhe Princeshës Michael të Kent, do të kurorëzohet në martesë pranverën e 2019-s, njësoj si Meghan dhe Harry, edhe festën pas dasmës do ta mbajnë në Frogmore. Është e paqartë nëse Meghan dhe Harry do të jenë të pranishëm në dasmën e Lady Gabriella-s sepse rreth asaj periudhe supozohet të vijë në jetë fëmija i tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?