Korçari i propozon martesë Rita Orës, ja përgjigjia e saj
Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë është Rita Ora. Ajo gjithmonë ka thënë me krenari se është nga Kosova dhe është krenare që është shqiptare. Gjatë një interviste të dhënë, Rita Ora u befasua dy herë nga bashkëbiseduesi i saj. Në një video të postuar në Youtube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Këngëtarja është mosbesuese, duke e nxitur atë që t’i tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh në kraharor, raporton “TCH”. Rita sërish nuk beson dhe i thotë se mund të jetë një tatuazh i përkohshëm që e ka bërë para se ta intervistonte, por gazetari i shpjegon se familja e tij është me origjinë nga Korça. “Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka. “Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombësit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ia kthen Rita.