Kourtney Kardashian shtatzënë? Ja si qëndron e vërteta

A është Kourtney Kardashian shtatzënë për herë të kartë? Familja Kardashian-Jenner po xhirojnë sezonin e fundit të show-t të famshëm.

Në një nga videot e shpërndara në rrjet, dëgjohet Kim Kardashian teksa pyet: “Scott, përshembull. Do bëheni me fëmijë të katërt? A e keni seriozisht?”

Ndërkohë që dëgjohet një tjetër zë, që mund të jetë nëna e tyre Kris Jenner, duke e pyetur: “Je shtatzënë?”, ndërsa kamera qëndron e fokusuar në fytyrën e Kourtneyt, e cila buzëqesh.

Por e gjitha mendohet të jetë vetëm një skenë e filmit, pasi nuk kemi një konflirmim nga çfiti.

Kourtney dhe Scott Disic, mesa duket janë rikthyer sërish së bashku, pasi kohët e fundit janë parë të kalojnë më shumë kohë së bashku.

Ata filluan të takoheshin në 2006 pasi u takuan në Meksikë dhe në 2007 ai u bë pjesë e show-t të famshëm.

Në vitin 2009 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Mason.

Ky do të jetë sezoni i fundit i show-t, pasi familja njoftoi se ata kishin vendosur ta mbyllnin me kaq.

Ishte vetë, Kim Kardahian që e bëri publik lajmin, me anë të një njoftimi në Instagram, duke tronditur fansat se shfaqja ikonike e familjes së saj po mbaron pas 14 vitesh në transmetim.

SHKARKO APP