Kozma Dushi sqaron statuset në Facebook: Dikush do të më bëjë keq

Kozma Dushi është një nga këngëtarët më një karrierë shumë të gjatë dhe të suksseshme në Shqipëri dhe qe ka dhuruar gjithnjë hite të pavdekshme.

Por ka disa javë që në fakt Kozmai është vënë në lojë nga publiku, kjo për shkak të një llogarie në Facebook që mban emrin e tij.

“Kozma Dushi zyrtare” është emri i faqes që shkruan statuse të ndryshme me gabime ortografike dhe shkrime kundër titujve që presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë kohët e fundit.

Statuset në këtë llogari janë kthyer në objekt talljeje ndaj një artisti kaq të vlerësuar, jo vetëm nga fansat por edhe kolegë të tij.

Rovena Dilo dhe Kastro Zizo kanë qenë dy prej të cilëve kanë komentuar në statuset e “Kozmait” duke ironizuar mënyrën e të shkruarit.

Blitz.al ka kontaktuar me këngëtarin e mirënjohur për të marrë një informacion të vërtetë mbi këtë llogari në emër të tij.

Kozma Dushi është shprehur i indinjuar ndaj këtyre njerëzve, por sidomos ndaj personit që është duke i dëmtuar imazhin.

“Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk është bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe vlerësuar me çmime.

Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe, por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist. Do interesohem që ajo llogari të mbyllet. Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. Për sa i përket atij postimit për titujt, unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i Madh”. Jam shumë i indinjuar!” – është shprehur këngëtari i mirënjohur.

SHKARKO APP