Kreshnik Spahiu kthehet për pushime në atdhe (FOTO)
Pasi nuk e pa veten në listat për kandidat të Partisë Demokratike, kreu i Aleancës Kuqezi deklaroi se i zhgënjyer do të largohej nga vendi.
Kreshniku Spahiu duket se ka vendosur ta kapërdijë dëshpërimin dhe ka vendosur të kthehet turist në vendin e tij. Fotot e siguruara sot nga GSH.al, tregojnë se ai po e kalon këtë të diel në plazhin e Malit të Robit.
Me kapelen e kthyer mbrapsht si repist, me fanelën e Lionel Mesit me numër 10 dhe me pantallona të shkurtra ai është shfaqur ditën e sotme më i relaksuar se kurrë.