”Krijimi i familjes është detyrë ndaj krijuesit”, debat mes banorëve. Linda Rei: Nuk doja të lindja
Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4”, përpos dramave të përshtatshme për klikime dhe sensacion në rrjete sociale, banorët kanë diskutuar mes tyre. Arditi Stafa ka sjellë një temë tejet interesante për diskutim, martesa dhe krijimi i familjes.
Ai u shpreh se çdo njeri në jetë ka një mision të caktuar dhe se ndërtimi i familjes është një detyrë e rëndësishme, jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj krijuesit. “Krijimi i familjes është detyrë ndaj vetës dhe krijuesit”, deklaroi Arditi. Linda Rei dha tjetër qëndrim, pasi trasgjinorja thotë se nuk ka dashur që të lindi siç lindi, mashkull.
Diskutimi që ndodhi në shtëpi nxiti reflektim mbi rëndësinë e lidhjeve familjare dhe përgjegjësinë që secili ndjen ndaj jetës dhe të ardhmes së tij. Ky moment theksoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm argëtim, por edhe një platformë ku shfaqen mendime dhe debate mbi çështje të rëndësishme shoqërore.
Sjellja në jetë e një fëmije nuk është detyrë, por përgjegjësia më e madhe që njeriu i kërkon vetes: sepse nuk krijon thjesht jetë, krijon të ardhme. Të mos sjellësh një fëmijë në jetë nuk është dobësi, por ndërgjegje: është të pranosh se jeta është e shenjtë dhe se nuk duhet krijuar kurrë një botë e re, nëse zemra dhe shpirti nuk janë gati ta mbajnë peshën e saj.
KOHA JONË SONDAZH

