Kristale dhe gurë të çmuar, ja blerjet e shtrenjta të këngëtares shqiptare (Foto)
Adelina Tahiri tashmë është totalisht e fokusuar në shijimin e muajve të ëmbël të shtatzënisë, me siguri që ka edhe më shumë kohë në dispozicion që të kënaq veten me çdo gjë që e bën të lumtur.
Nëse i referohesh rrjeteve sociale të këngëtares shqiptare kupton fare qartë se jo vetëm është e rrethuar nga luksi dhe komoditeti, por dëshira për të pasur veshje të shtrenjta dhe firmato, del në pah shumë shpesh. Dhe një blerje të kësaj natyre, ajo nuk ja ka kursyer vetes.
Kështu, pasi ka blerë një çantë, e veshje sportive, në fund ajo na surprizon të gjithëve.Një palë këpucë kamoshi të zezë, por të dekoruara me kristale dhe gurë të çmuar, e bëjnë këtë blerje thjesht mahnitëse.
Cila femër nuk do t’i dëshironte një palë të tilla në gardërobën e saj të ngrejë dorën! Me shumë mundësi asnjëra, sepse ato janë thjesht të adhurueshme!