Kristi reagon për këngën e Keisit: Mos e ka për ndonjë ish tjetër
Kristi ka reaguar për herë të parë pasi kënga e re e Keisit u përfol si ‘diss’ ndaj tij. I ftuar në “Shqipëria live”, Kristi u shpreh se nuk e sheh shumë lidhjen e këngës me të prandaj sipas tij Keisi mund ta ketë për dikë tjetër.
“Nuk e kam dëgjuar këngën me vëmendje. Dëgjova vetëm bye bye”, tha Kristi ndërsa moderatorja Erjona Rusi i përmendi një pjesë nga teksti kur Keisi thotë: “Kur thua që s’ta ndjen, ty ta ndjen”…
“Jo kam qenë shumë i sinqertë. Kur thashë që s’më intereson, nuk më intereson vërtet. Ky mund të jetë tekst për shumë çuna. Mund të jetë për ndonjë ish tjetër”, u përgjigj Kristi.