Kristi: Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale ndaj meje

Kristi foli në një interviste në Top Albania Radio për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës.

I pyetur nëse ka menduar në ndonjë moment se mund të jetë fituesi i këtij edicioni? Kristi tha: Të them të vërtetën ishte një moment që po e mendoja, pashë që mua në fakt po më shkonin gjërat shumë mirë, kalova shumë sfida personale, familjare, për lojën, romantike, po erdhi një moment që thashë po edhe mundem ta fitoj.

Miku ose mikesha më i/e mirë për Kristin nga ‘BBV’?

Kristi: Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri.

A mund të ketë Zhaklina tërheqje seksuale ndaj tij?

Kristi: Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë.

SHKARKO APP