Kristin Prengaj, shtatzënë, fejesa intime me partnerin biznesmen
Bukuroshja e ekranit ia doli që në pak kohë të shndërrohej në kryefjalën e mediave. Foto seksi, lidhje të përfolura, pushime luksoze ishin shpesh lajmet që na vinin prej saj. Flasim për Kristin Prengajn, e cila prej kohësh u mungon rrjeteve sociale, por edhe publikut.
Ashtu siç “Summer Pages” raportoi gjatë verës, modelja po shijonte dashurinë në krahët e partnerit biznesmen. Siç kemi bërë me dije, modelja po bashkëjeton me të dashurin e saj në Athinë, ku djaloshi fatlum ka disa biznese. Por, duket se një tjetër lajm edhe më i gëzueshëm na vjen nga biondja seksi. “Bluetooth” ka mundur të mësojë se Kristin është në muajt e parë të shtatzënisë.
Kështu, modelja e suksesshme dhe partneri saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Burime pranë bukuroshes kanë thënë se çifti ka bërë edhe një festë fejese të vogël në Greqi, duke pasur pranë vetëm familjarët e tyre të afërt. Duket se vajza që provokonte në çdo dalje të saj ka hequr dorë përfundimisht nga jeta publike, duke u shndërruar në një familjare të rregullt, madje për pak muaj edhe në një nënë të re.
Kujtojmë se lidhja e Kristin, me djalin misterioz, që kurrë nuk ia ka publikuar fytyrën, u bë publike në fillim të këtij viti. Udhëtimet e bukuroshes drejt Greqisë u shtuan edhe për shkak të fejuarit të saj, i cili ka disa komplekse turistike në Greqi. Prej disa muajsh kjo bukuroshe ka mbyllur edhe llogarinë në “Instagram”, ku kishte me mijëra ndjekës, duke iu përkushtuar tashmë historisë së dashurisë. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, çifti ka më shumë se një vit bashkë dhe janë më të dashuruar se kurrë. Duket se ka qenë partneri, ai që i ka kërkuar Kristit të heqë dorë nga karriera, për të qëndruar për pak kohë bashkë jashtë Shqipërisë. Natyrisht që shpeshherë biondja seksi vjen në Tiranë për të vizituar familjen e saj, por vizitat këtë herë janë disaditore, për t’u rikthyer shpejt tek i fejuari. Edhe pse ishte në kulmin e suksesit, Kristin Prengaj zgjodhi të heqë dorë për hir të të dashurit xheloz, duke shpëtuar kështu dashurinë e saj.