Kritika për videot me striptistet, Dua Lipa: I mbështeta vajzat

Dua Lipa, pas mbarimit të “Grammy Awards 2020” të dielën, frekuentoi një klub nate. Ajo u thirr nga shoqja e saj, këngëtarja Lizzo, për të festuar çmimin që kjo e fundit fitoi në “Grammy”, kështu ato vendosën të harbohen së bashku në një klub nate ku kishte edhe striptiste femra.

Madje në rrjetin social Twitter filluan të qarkullojnë video, të cilat shfaqnin Duan duke u hedhur parastriptisteve femra, e kjo gjë i ka lënë të pakënaqur një pjesë të mirë të fansave të saj. Ata i cilësuan këto imazhe si anti-feministe, seksiste dhe nënçmuese si femra ndaj femrës.

Si rrjedhojë, në rrjetet sociale u krijua një hashtag i tutulluar #dualipaisoverparty, ku disa adresuan kritika dhe bënin thirrje për bojkotimin e muzikës së saj, e disa të tjerë të njëjtin hashtag e përdorën për të arsyetuar atë që bëri, duke e cilësuar si diçka normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e së enjtes, Dua publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar në “Grammy Awards”, duke shkruar në mbishkrimin e saj se ajo çfarë bëri në after-party ishte diçka normale, thjeshtë po mbështeste gjininë e njëjtë që po ushtronte atë profesion në klub nate.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/B79EtI1hld5/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?