Kritikoi Florin dhe Elvanën? Deda: Shpifje, për këto portale do marr masa ligjore
Mes shumë reagimesh në rrjetet sociale për humbjen e Shqipërisë ndaj Skocisë, renditej edhe këngëtari dhe kantautori i mirënjohur, Elton Deda.
Në një status në rrjetet sociale, ndër të tjera ai theksonte se: ”Nuk do e dëgjoj më temën e muzikës së nation league përzierë me një motiv lahute të edituar në Melodinë”, aq sa disa portale e interpretuan dhe e cilësuan si kritikë e Dedës për këngën “Kuq e zi” të Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës.
Deda nuk e ka pranuar këtë kontekst dhe reagon ashpër, këtë herë ndaj disa portaleve. Ai u thekson se statusi i tij nuk ishte aspak kritikes për këngën e Florit dhe Elvanës dhe se për këtë do të marrë masa ligjore ndaj portaleve.
“Një grup port-halesh sot kanë publikuar një status timin i cili kritikon një lahutë ( instrument popullor monokordik), i futur pa shije ( mendimi im) në temën e kompozuar nga një KOMPOZITOR I HUAJ, i Uefa Nations League. Ju sqaroj këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që posti im NUK KA lidhje fare me kritika për këngën “Kuq e Zi” kompozuar nga Flor Mumajesi dhe kënduar nga Elvana Gjata. Nëse do doja të kritikoja këngën e tyre, kam aq kredibilitet dhe miqësi me të dy saqë tua them përballë. Për këto portale unë do marr masa ligjore pasi unë nuk u bie njerëzve në qafë kot se koti dhe nuk do ketë askush të drejtë të shpifi mbi figurën time apo të miqve të mi”, shkruan Elton Deda.
Statusi i parë:
Reagimi:
KOHA JONË SONDAZH



