Krizë, Justin Timberlake dhe Jesicca Biel nisin terapinë në çift
Në fund të vitit të kaluar këngëtari dhe aktori Justin Timberlake u përfshi në një skandal për shkak të disa fotove të publikuara, ku ai ka qenë duke flirtuar me kolegen e tij Alisha Wainwright.
Pas fotove komprometuese ai i kërkoi falje publike bashkëshortes dhe dukej se ky moment u kapërcye mes tyre.
Megjithatë diçka e tillë nuk ka ndodhur. Sipas mediave të huaja marrëdhënia e tyre është në krizë dhe kanë nisur terapinë në çift.
“Si të gjithë çiftet ata kanë ditët e tyre të mira, por edhe ato të këqija ku debatojnë. Tani do nisin terapinë në çift. Justin po bën gjithçka për të shpëtuar martesën,”-është shprehur një burim pranë tyre.