Krushqia me familjen Berisha, Arben Mevlani flet për lidhjen e Arminës

Spikeri i njohur i lajmeve, Arben Mevlani, ka rrëfyer këtë pasdite në programin “Rudina” në Tv Klan, jetën e tij në familje dhe lidhjen me të bijën, blogeren e njohur Armina Mevlani.

Marrëdhënien e ngushtë që ka me të atin, Armina e ka treguar shpesh në intervistat e saj, por sot, Arbeni ka rrëfyer se vajzën e tij të vetme e ka trajtuar përherë si shoqe, më shumë sesa si bijë.

Prej disa kohësh tashmë, Armina është larguar nga shtëpia e mamit dhe e babit. Ajo jeton së bashku me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. I pyetur për këtë marrëdhënie, Arbeni tregon se në fillim kur e mësoi këtë lidhje nga e bija iu duk gati e pabesueshme.

“Në fillim më ka ardhur e papritur kur ma tha Armina… Me familjen Berisha… Nuk e di, por nuk më shkonte mendja. Megjithatë, ajo e zgjodhi dhe e vendosi vetë këtë rrugë”, tha Mevlani.

I pyetur nëse i kanë pirë “kafet”, spikeri pranon se të rinjtë, pavarësisht traditës, kanë nisur të bashkëjetojnë pa pritur të bëjnë ritet, me shkëmbime unazash apo të tjera si këto. Megjithatë, një takim me familjen e ish-­kryeministrit është bërë: “Unë nuk jam shumë i traditës, por një takim me familjen Berisha e kemi bërë, një kafe e kemi pirë…”.

SHKARKO APP