Kryeministri i Britanisë zbulon emrin e djalit, ka lidhje me Covid-19

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds u bënë për herë të parë prindër të një vogëlushi më 29 prill. Kreu i shtetit, e quajti të birin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. Emrin e mesit, Nicholas, çifti ja vendosi në nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën gjatë luftës së tij me Covid-19.

“Wildred, është emri i gjyshit të Boris-it, Lawrie është emri i gjyshit tim, ndërsa Nicholas e quajtëm në nder të dy mjekëve, Nick Price dhe Nick Hart, që shpëtuan jetën e tij muajin e kaluar”.

Një gjest i tillë duket se i ka emocionuar shumë mjekët, të cilët i kanë shprehur mirënjohjen e tyre familjes së re. “Jemi shumë të nderuar dhe të përulur ndaj kësaj mirënjohjeje dhe falenderojmë gjithë ekipin mjekësor me të cilin punuam. I urojmë shëndet familjes së re”.

SHKARKO APP