Kryeministrja bëhet nënë për herë të parë, ja detaji i veçantë (FOTO)
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka lindur fëmijën e saj të parë, një vajzë që peshon 3.31 kg.
Kjo e bën arë udhëheqësen e dytë në historinë moderne që lind gjatë kohës që është në detyrë. 37-vjeçarja do të marrë gjashtë javë pushim dhe ia ka kaluar detyrat e saj zëvendëskryeministrit Winston Peters.
Megjithatë, ajo tha se do të mbetet përgjegjëse duke vazhduar të lexojë dokumentet e kabinetit gjatë kohës që është e angazhuar me përkujdesjen e vajzës të porsalindur.
Detaji i veçantë në foton që Kryeministrja ka shpërndarë në Instagram, është se fëmija është mbështjellë me material i punuar me shtiza.
https://www.instagram.com/p/BkRrm87F8Cb/?taken-by=jacindaardern
KOHA JONË SONDAZH

