Kryeministrja skoceze i pret dhe i lyen vetë flokët gjatë qëndrimit në karantinë (Foto)

Shumë vende në botë kanë kaluar në fazën 2 duke pak nga pak nga masat e rrepta të pandemisë së koronavirusit. Shumë biznese kanë filluar të hapen dhe miliona njerëz kanë nisur punën.

Por ka ende biznese që nuk janë hapur. Në vendin tonë që prej ditën së hënë janë hapur parukeritë, berberët, estetikat etj. Në Itali këto hapen të hënën më 18 maj. Por ka ende vende në botë që nuk janë hapur ende dhe kjo është një problem për shumë meshkuj dhe femra.

Por kryeministria e Skosicë e ka gjetur zgjidhjen gjatë kohës që ka qenë në karantinë. Nicola Sturgeon, gjatë gjithë kohës së pandemisë Covid-19, ku gati e gjithë bota ishte në karantinë ka lyer dhe prerë vetë flokët e saj.

Gjatë këtyre proceseve ajo është orientuar dhe këshilluar nga parukierja e saj, Julie McGuire, në një lidhje me Zoom.

Në deklarata për “The Telegraph”, Julie tha se e ka furnizuar kryeministren me formulat e ngjyrave dhe gërshërët e duhura për një prerje perfektë.

“Ashtu si shumë klientë të tjerë, Nicola i ka prerë dhe lyer vetë flokët gjatë periudhës së karantinimit, me ndihmën time përmes video live në Zoom”.

SHKARKO APP