Kryeson listën, njihuni me 8-vjeçarin me fitimet më të mëdha në YouTube

Një djalë 8-vjeçar është emëruar nga Forbes si personi që ka siguruar më shumë të ardhura nga YouTube.

Ryan Kaji, kanali në YouTube i të cilit është Ryan World ka 22.9 milion subscribers dhe siguroi 26 milion dollarë fitime në vitin 2019.

Ai blen lodra dhe shpjegon funksionet e tyre me anë të videove të publikuara në YouTube.

Ndërsa vitin e kaluar fitoi 4 milionë dollarë më pak nga platforma e madhe, por përsëri zuri vendin e parë për fitimet më të mëdha nga YouTuber.

Forbes vlerësoi se dhjetë personat që kryesojnë listën e YouTube, që është në pronësi të Google, siguruan në total 162 milion dollarë nga 1 qershori 2018 dhe 1 qershori 2019.

Lista e Forbes bazohet në të ardhurat që rrjedhin nga përmbajtjet e sponsorizuara, reklamat, shitjet e mallrave dhe klikimet.

Një tjetër fëmijë, Anastasia Radzinskaya, 5 vjeç mban në vendin e tretë me të ardhura prej 18 milion dollarë.

Radzinskaya, e cila ka lindur në Rusinë Jugore dhe ka paralizë cerebrale, shfaqet në video me babanë e saj.

Sipas Forbes, ajo ka 107 milion subscribers në shtatë kanale dhe videot e saj janë parë mbi 42 miliardë herë.

Një nga videot e saj më të suksesshme është filmuar gjatë një udhëtimi në një kopsht zoologjik, ku ajo dhe babai i saj vallëzuan në “Baby Shark”.

SHKARKO APP