Ku është Kate Middleton? Princesha e Uellsit del në publik, por foto nuk ka

Shqetësimet rreth shëndetit të Princeshës së Uellsit, jo vetëm që nuk po shuhen, por po shtohen. Kjo pasi është raportuar për dy dalje publike të Kate Middelton, por pamje nuk ka pasur.

Princesha e Uellsit është shfaqur në publik gjatë fundjavës, e shoqëruar nga bashkëshorti, Princi William. The Sun raportoi se Kate vizitoi të shtunën bashkë me William, një fermë që i shet Kështjellës Windsor, produkte të freskëta.

“Çifti fillimisht bënë një shëtitje në këmbë drejt dyqanit dhe më pas bënë pazare. Ajo dukej me shëndet të mirë, e relaksuar dhe e lumtur”.

Dyqani është shumë pranë vilës Cambridge dhe vizitohet shpesh nga anëtarë të familjes mbretërore. Gjatë fundjavës, po sipas The Sun, çifti ndoqën aktivitetet sportive të fëmijëve të tyre.

SHKARKO APP