Ku ndodhen aeroportet më të mira në botë

Nëse mendoni se aeroportet janë vende stresuese dhe të mërzitshme, atëherë s’keni kaluar ende nga Changi, Singapor. Ky nuk është thjesht një vend tranziti – është një përvojë më vete.

Changi është shpallur për herë të 13-të “Aeroporti më i mirë në botë” nga Skytrax, organizata prestigjioze ndërkombëtare që vlerëson shërbimet në aviacion. Me një dizajn që të le pa fjalë dhe funksionalitet të jashtëzakonshëm, ky aeroport i ngjan më shumë një atraksioni turistik sesa një terminali fluturimesh.

Nga një ujëvarë madhështore prej 40 metrash, kopshte me flutura dhe kinema, deri te kënde lojërash, ekspozita me dinosaurë dhe Jewel – qendra tregtare me dhjetë kate që vetëm në vitin 2024 priti 80 milionë vizitorë – Changi ofron gjithçka për ta kthyer pritjen në një aventurë.

Sipas CNN, përveç çmimit kryesor, Changi u vlerësua edhe për “Eksperiencën më të mirë të ngrënies”, “Tualetet më të pastra të aeroportit” dhe “Aeroportin më të mirë në Azi”. Një trofe i trefishtë për një standard që e vendos nivelin më lart se kurrë.

Lista e plotë e aeroporteve më të mira për vitin 2025 sipas Skytrax:

1.Aeroporti Changi i Singaporit

2.Aeroporti Ndërkombëtar Hamad (Katar – gjithashtu Aeroporti më i mirë i blerjeve dhe në Lindjen e Mesme)

3.Aeroporti Haneda i Tokios (Aeroporti më i pastër në botë)

4. Aeroporti Ndërkombëtar Incheon (Stafi Ndërkombëtar i Aeroportit më të Mirë)

7. Aeroporti Charles de Gaulle i Parisit (Më i miri në Evropë për të 3-tin vit radhazi)

8. Aeroporti Fiumicino i Romës

9. Aeroporti i Mynihut

10. Aeroporti i Cyrihut

11 . Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait

12. Aeroporti Helsinki-Vantaa

13. Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit (vetëm një në SHBA/Kanada)

14. Aeroporti i Stambollit (Aeroporti më i mirë familjar)

15. Aeroporti Ndërkombëtar i Vjenës

16. Aeroporti Ndërkombëtar i Melburnit

17. Aeroporti Ndërkombëtar Chubu Centrair (Aeroporti më i mirë rajonal)

18. Aeroporti i Kopenhagës (Procedura më e mirë e sigurisë)

19. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit

20. Aeroporti Ndërkombëtar i Bahreinit.

SHKARKO APP