Kujdesej për nënën, aktorja vuante vetë nga kanceri

Aktorja e famshme, Maria Menounos ka zbuluar se vuan nga kanceri. 39-vjeçarja ka njoftuar të hënën se po largohej nga E! News, pasi u diagnostikua me kancer në tru, i cili ka madhësinë e një topi golfi. Në fakt kjo është një ironi e fatit, pasi Menounos po kujdesej për nënën e saj, Litsa e cila gjithashtu po lufton me kancerin e trurit në fazën e katërt, kur filloi të përjetonte disa nga simptomat, duke përfshirë dhimbjen e kokës. “Unë nuk kam qarë. Në fakt unë kam qeshur”, ka thënë aktorja ndërsa kujtonte reagimin e saj të parë. “Është kaq surreal dhe e pabesueshme që nëna ime ka një tumor të tillë, ndërsa tani e kam edhe unë”. Në ditën e lindjes së saj më 8 qershor iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar për të hequr pjesën më të madhe të tumorit dhe kirurgu i saj e ka paralajmëruar se ka shance 6-7 përqind që t’i rikthehet përsëri.

SHKARKO APP