Kujton 25-vjetorin e martesës, ja dedikimi i Michelle Obama për bashkëshortin

Michele dhe Barack Obama janë një nga çiftet më të përfoluara për dashurinë e tyre dhe që kanë fituar zemrat e njerëzve në mbarë botën. Dhe në 25-vjetorin e martesës ish-Zonja e parë e Amerikës ka bërë një dedikim prekës për bashkëshortin e saj. Ajo ka postur një fotografi të martesës të realizuar 25-vite më parë në rrjetin e saj social Instagram me mbishkrimin: “Gëzuar 25-vjetorin! Pas një çerek shekulli, ti je akoma shoku im më i mirë dhe njeri më i jashtëzakonshëm që unë njoh. Të dua!”

SHKARKO APP