Kunata e Rogertit futet në shtëpi dhe përballet me Selin: Shpresoj të bëhet më e mira
Sfida e mos reagimeve vazhdon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Këtë të premte, brenda në shtëpi u fut Elja, kunata e Rogertit. Ky i fundit nuk i mbajti dot lotët, teksa u mundua të mos reagonte në asnjë mënyrë, për të mos prishur sfidën e Vëllait të Madh. Pasi i foli disa prej banorëve, ajo iu drejtua me një mesazh edhe Selinës, duke u shprehur se qëllimi i Rogertit në fillim ishte i vërtetë. “Selin, shpresoj të jesh mirë. Dua të të them thjesht që qëllimi ka qenë realisht i vërtetë, shumë i sinqertë. Loja mori ashtu si mori, por shpresoj të bëhet më e mira”, ishin fjalët e kunatës së Rogertit, teksa banorja nuk reagoi.
KOHA JONË SONDAZH

