Kundër psikozës së koronavirusit, prezantuesja e njohur guxon dhe darkon në restorant kinez

Prezantuesja e njohur e Canale 5, Barbara D’Urso  e mbajti premtimin e saj dhe shkoi për darkë në një restorant kinez për të luftuar sindromën dhe paragjykimet pas shfaqjes së koronavirusit.

“Ka pasur raste racizmi, njerëz që fyenin kinezët në rrugë. Koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit.Këtu  keni biskotat e fatit, që ju ëmbëltojnë pasi keni konsumuar një vakt. Unë e ha atë përpara jush dhe ju ftoj të shkoni në restorantet kineze”, tha Barbara, ndërsa  tregoi efektet shkatërruese të koronavirusit  në bizneset në  lindje të Milanos.

SHKARKO APP