“Kung fu mama” Lëvizjet e guximshme të Sara Hoxhës gjatë shtatzanisë
Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Ata do të bëhen prindër shumë shpejt për herë të parë. Prej ditës që kanë konfirmuar lajmin e bukur, çiftin e kemi parë shpesh herë të postojnë foto në llogaritë e tyre personale.
Ditët e fundit ata kanë vendosur të kalojnë disa momente pushimi në shtëpinë e Ledrit në Brezovicë.
Ata kanë ndarë foto krah njëri tjetrit ku Sara shihet më barkun e rrumbullakosur i cili bie mjaft në sy.
Mirëpo, ajo që vumë re është një foto e Sarës e postuar nga Ledri në “Instastory”. Ajo shihet në natyrë me barkun te goja duke mos hequr dorë nga aktiviteti fizik.
“Kung fu mama”- shkruan Ledri krah fotos.