Kunjat e Besit për Ermalin janë më të keq se ç’menduam
Gjashtë muaj pasi i deklaruam Bes Kallakun dhe Ermal Mamaqin rivalë të heshtur, ata janë tashmë rivalë të zëshëm. I ftuar në “Shiko kush luan,” Kallaku iu përgjigj thashethemeve se ai dhe Mamaqi kanë konkurrencë mes tyre dhe në pamje të parë, donte të thoshte që gjithçka mes tyre është mirë e bukur. Por, siç e do televizioni, bëri krejt të kundërtën.
“Kjo është bërë legjendë që ka konkurrencë mes meje dhe Ermalit. Unë dhe Ermali jemi dy çuna që punojmë. Ermali ishte jashtë shtetit kur unë kisha premierën e filmit. Nuk kemi rivalitet, thjesht Ermali është biznesmen, unë jam humorist. Ermali bën biznes, kurse unë bëj komedi. Ky është perceptimi,” thotë Kallaku dhe pasohet nga duartrokitje.
Këtu ndërhyn Rezart Veleshnja që i dogji pak. “Thuaj çfarë të duash po “Dy gisht mjalt” kishte suksesin më të madh të filmave shqiptarë të paktën nga viti 2000 dhe mbrapa,” replikon Veleshnja. ”Nuk duhet ta mohojmë tani, të lutem. Se luaja unë aty”. “Atë doja të thoja”,- i kthehet Besi me përgjigjen në majë të gjuhës.
“Suksesi i atij filmi nuk ka ardhur nga askush tjetër veçse nga prezenca e Rezit që e ka çuar atë film deri në Kanë… Dhe goditja vrastare; “…deri në Kamëz”. /Anabel/
https://www.instagram.com/p/B6piBQFBmb9/?utm_source=ig_embed