Kur Bebe Rexha dhe Rita Ora u shfaqën me të njëjtin fustan
Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha dhe Rita Ora, janë të pëlqyera nga miliona fansa anë e kënd botës.
Fakti që ato kanë origjinë të njëjtë, kjo ka bërë që mes këngëtareve të ekzistojë një miqësi shumë e mirë, dhe këtë e kanë shprehur shpesh përmes rrjeteve sociale.
Ato e quajnë “motra” njëra-tjetrën dhe nuk harrojnë që t’i ndajnë sukseset e gëzimet së bashku.

E një rast i tillë, duket se i ka ndodhur të dyjave: njërës në një klip muzikor, e tjetrës teksa pozonte për një revistë.
Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, u shfaq e mrekullueshme në klipin “R.I.P” me Sofie Reyes dhe Anittan, teksa së fundmi rrëmbyen edhe çmimin “Videoja më emirë” në Latin American Music Awards 2019.
E veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, me pupla dhe plot shkëlqim, Rita kishte rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj atraktive.
Të njëjtin fustan identik, kemi pasur rastin ta shohim edhe te Bebe Rexha, teksa kishte pozuar për revistën e famshme “Voir”.

Fustani jeshil me pupla i kishte ndenjur shumë bukur edhe asaj, duke u pëlqyer shumë nga masa.

Referuar edhe faktit që të dy vajzat shqiptare ka një dukje bionde, paraqitjet e tyre me këtë fustan u bënë edhe më tërheqëse.
KOHA JONË SONDAZH

