Kur nis Big Brother Vip 4? E zbulon Ledion Liço

I ftuar mbrëmjen e djeshme në ”Top Arena” ka qenë Ledion Liço, i cili ka folur për fëmijërinë, familjen dhe sidomos për ”Big Brother Albania Vip”. Vetëm pak nga përfundimi i edicionit të tretë të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do të nisë “BBV4” e një pyetje e tillë nuk mund të mungonte ku Ledion Liço e kishte një përgjigje:

Ed Manushi: E mbyllim këtë bisedë me pak “Big Brother”. “Big Brother VIP” sapo u mbyll, edicion i jashtëzakonshëm.

Ledion Liço: Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq apo të njohur, apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë është ‘a u çlodhe?’. E në fakt i shoh pak i habitur me idenë që ‘a u çlodhe?!’, nuk është se isha duke hapur një hekurudhë të re. Për mua nuk ka qenë në asnjë moment punë e lodhshme, ishte një punë që të konsumonte kohën, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera pavarësisht se sa energjik ishe. Për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese të jetës sime dhe mezi pres t’a bëj prapë. Kjo është pak por e sigurt.

Ed Manushi: Kur do të fillojë?

Ledion Liço: Do presim dhe pak. Por nuk është aq vonë sa mendoni sikurse nuk është aq herët sa mendoni. Pritja e duhur, të nxiheni pak.

SHKARKO APP