Kur të duhet të komentosh live ish-in, çfarë tha Adrian Gaxha për Luanën?

Të ftuar në emisionin “Express Rozë” këngëtarët e hit-it “Ngjyra e kuqe”, Adrian Gaxha dhe Floriani u bënë pjesë e lojës In & Out, një lojë në të cilën ata duhet të vlerësojnë për veshjen e tyre këngëtarë të ndryshëm, meshkuj dhe femra.

Në ekran u shfaqën personazhe të njohur si Alban Skënderaj, Enca, Stresi, Elvana Gjata etj, por kur në ekran u shfaq Luana Vjollca, diçka ndryshoi në fytyrën e Adrianit. Edhe pse fjalët e Florianit ishin pozitive për imazhin e saj, Adriani u mjaftua duke thënë se vajzat do ia lerë Florianit për t’i vlerësuar.

“Këtë s’ma merr mendja që shkon out, Luana është shumë e mirë edhe çdo herë vishet mirë, kështu që”, ka thënë Floriani dhe pas këtyre fjalëve të tij Adriani ka shtuar: “Ok, hajde in për krejt vajzat”, duke treguar tabelën me vlerësimin pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?