Kur të gjithë nisin punën, këta këngëtarë marrin pushimet

Këngëtarët nga Korca, Endri dhe Stefi kanë treguar se pas sezonit të lodhshëm veror erdhi dita që ata të pushojnë.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook. “Më në fund edhe ne me pushime. Ju urojmë të gjithëve pushime të mbara, me shëndet e gjithë të mirat. Gëzuar dhe për shumë vjet Bajramin,” – shkruajtën ata duke mos e treguar vendndodhjen.

Në pamjet që kanë publikuar ka muzikë turke në sfond, ndërsa po shijojnë ushqimet e një vendi të huaj. Për të shkaktuar të qeshura, në fund duket Strefi që tenton të marrë një akullore, por ‘shitësi’ përdor taktikat e tij për ta mashtruar.

SHKARKO APP