”Kurbani” Kejvina, dhe bisedat makabre nga Amosi që quhen humor
Nga: Redjon Shtylla
Të gjithë si popull po e përjetojmë këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip 2”, si kurrë më parë. Mbrëmë në Prime u skualifikua nga loja modelja Kejvina Kthella, kjo për dhunën fizike ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, të cilin e qëlloi me shuplaka. Por njerëzit janë të shokuar nga vendimi që bëri ”kurban” Kejvinën dhe qeshi me deklaratat makabre nga aktori Amos Zaharia.
“Bëjmë nja shtatë fëmijë dhe i shesim. Do i shesim për organe, apo të plotë?”!
“Të shoh në një spital psikiatrik”!
“Kë do vrasim sot”?
“Do e çoja në mal, do e zhvishja dhe më pas do e filmoja”!
Bisedat janë makabre, gati monstruoze. Nuk bëhet humor me vdekje, me shitjen e fëmijëve, me rrëmbimin. NUK BËHET. A jemi në një botë me rregulla dhe norma, a ka ekrani i TV-së norma dhe vlera? Aktori nuk është një banor aktiv në atë shtëpi, dhe kjo mbrojtje nuk gjen shpjegim.
Shpullat e Kejvinës janë jo të pranuara, por është e pafalshme që aktori Amos qëndron ende në atë shtëpi, ku ndiqet edhe nga fëmijë, që moderatorja Arbana e thekson shpesh. Çfarë vlere dhe mesazhet mund të përcjellë më tej, më shumë skenare horror? Këto shaka do të bëjnë fëmijët, dhe nëse i bëjnë, kush i merr përsipër pasojat?
Një lojë ka rregulla, norma dhe këto mendime dhe biseda të përshtjelluara me skizofreni, skenare shitjesh fëmijësh dhe rrëmbimesh janë befasuesi sesi gjejnë vend në formatin që duhet të përcjellë më shumë vlera se antivlera. Nuk është ”Big Brother” një format riedukimi dhe humori me makbritet, por durimi.
Shëndeti mendor është jo tabu për tu kuruar. Instancat përkatëse gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.