“Kurrë mos thuaj kurrë”, pajtohen Ledri dhe Noziy
Ky është rasti kur gjen zbatim fjala, “kurrë mos thuaj kurrë”. Dy reperat shqiptarë, Ledri Vula dhe Noizy deri dje ishin armiq të përbetuar të njëri-tjetrit shkaku i grindjeve mes klaneve OTR dhe Baba Stars, por ata parmbrëmë kanë performuar së bashku në një skenë, përkatësisht në një nga klubet e Sarandës. Adrenalina ka qenë në maksimum tek fansat e dy reperave kur i kanë parë të performojnë në këngët e njëri-tjetrit. Prej kohësh konfliktet mes tyre janë sheshuar, duke nisur që nga Top Fest 12, ku dy artistët u panë të fotografoheshin bashkë, për të kulmuar me një performacë të përbashkët.